E Diel, 1 Nëntor 2026

Siguria kibernetike pjesë e kurrikulës – Nga klasa 1 te e 10, nxënësit mësojnë të mbrohen online

Nga ky vit shkollor, siguria kibernetike do të mësohet në shkolla që në klasën e parë. Tre module kombëtare janë përgatitur nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike në bashkëpunim me Agjencinë e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar dhe Ministrinë e Arsimit dhe Sportit.

Fëmijët do të kenë mundësi të mësojnë rregullat bazë të sigurisë online, mbrojtjen e të dhënave personale edhe kur duhet të kërkojnë ndihmën e një të rrituri.

“Kemi vendosur që në kurrikulën shkollore të përfshijmë me zgjedhje lëndën e sigurisë kibernetike. Konkretisht, kjo lëndë është përfshirë në klasat e para, në klasën e gjashtë dhe në klasën e 10. Nuk bëhet fjalë për trajnime në nivel teknik, por bëhet fjalë për trajnime se si fëmijët, mësuesit, por edhe prindërit duhet të kenë qasjen në hapësirën digjitale, çfarë duhet të kenë kujdes”, Bledar Kazia drejtori i përgjithshëm i AKSK-së.

Sipas Kazias, synimi është që siguria në internet të mos mbetet vetëm pjesë e fushatave ndërgjegjësuese, por të kthehet në një aftësi të qëndrueshme te nxënësit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›