Skenderaj, bie ne veteflijim 42-vjecari
Nje 42-vjecar, nga fshati Qubrel, i Skenderajt, i cili konsiderohej i zhdukur qe nga 18 prilli i ketij viti, eshte gjetur i varur dy dite me pare. I ndjeri u gjet i varur ne nje lis ne afersi te fshatit Kotorr, ne nje pyll ne vendin e quajtur "Vallac". Ka qene nje kalimtar i rastit, i cili eshte perballur me skenen e tmerrit dhe ka lajmeruar autoritetet. Pas pak oresh, policia rajonale e Mitrovices, tha, ne vendin e ngjarjes, se kemi te bejme me nje vetevrasje, shkaqet e te ciles jane ende nen hetim. Dukuria e vetevrasjes po shfaqet e shpeshte ne zona te ndryshme te Kosoves. Vetem gjate dy javeve te fundit, konstatohen te pakten kater raste, kryesisht meshkuj ne moshe te re.