Siguria ne transportin ajror

Autoriteti i aviacionit civil shqiptar ka raportuar në Bruksel për kushtet e sigurisë së transportuesve ajrorë.
Takimi është zhvilluar me dyer të mbyllura në Komitetin e Sigurisë Ajrore të BE-së, përpara se ky i fundit të publikojë listën e zezë për ato kompani fluturimi që nuk plotësojnë kushtet e sigurisë.
"Sic e dini ne publikojme listën e sigurisë së BE-së për transportuesit ajrorë cdo 4 muaj. Komiteti i Sigurisë është mbledhur këtë mëngjes dhe normalisht lista do të publikohet pas dy javësh, në 21 nëntor. Publikimit i paraprin procesi i dëgjimit. Por, i gjithë ky informacion, natyrisht nuk bëhet publik derisa të bihet dakord edhe me vendet anëtare mbi listën, pra gjatë javës së 21 nëntorit”, tha zëdhënësja e KE për Transportin, Helen Kearns.
Komisioni Europian sqaron se është një praktikë standarte që të ftohet cdo lloj linje fluturimi apo autoritet i aviacionit civil që është nën hetim për të shprehur mendimin e tij dhe për të dhënë informacion ndaj Komitetit të Sigurisë Ajrore të BE-së.
Bazuar në raportin e Progresit të tetorit, shqetësimet e Komisionit Europian për Shqipërinë lidhen edhe me vetë autoritetin mbikqyrës kombëtar dhe atë të aviacionit civil, si dhe me mënyrën sesi funksionojnë ato.
"Për sa i takon transportit ajror, Shqipëria ka bërë progres të kufizuar me zbatimin e fazës së parë të Marrvëshjes për Zonën e Përbashket Europiane të Aviacionit. Një farë progresi mund të raportohet mbi përputhjen me legjislacionin për Menaxhimin e Trafikut Ajror. Është bërë progres në sigurinë e aviacionit, me përjashtim të Programit të Sigurisë Civile Kombëtare. Më shumë përpjekje nevojiten gjithashtu për të përmirësuar zbatimin e praktikave europiane mbi trajtimin në terren dhe dhënien e përcaktimeve. Autoriteti Mbikqyrës Kombëtar është ngritur dhe trajnimi i stafit vazhdon. Megjithatë, nuk ka pasur progres për sa i takon zbatimit të legjislacionit për sigurinë ajrore. Autoriteti i Aviacionit Civil nuk ka inspektorë të kualifikuar, ndaj dhe nuk ka qenë në gjendje për të marrë përgjegjësitë e veta në lidhje me mbikqyrjen për ndërmarrjet e miratuara dhe mbajtësit e licensës. Nuk është zhvilluar një Program i Sigurisë Shtetërore dhe një nivel i mbikqyrjes së sigurisë në përputhje me standartet e sigurisë ndërkombëtare, nuk është garantuar ende", shkruan Raporti i progresit të transportit ajror.
Siguria e transportit ajror përbën një nga fushat e rëndësishme ku Shqipërisë i kërkohet të përafrojë legjislacionin e saj me atë europian.
Përgatiti: Arta Tozaj
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Berisha: Projektet për 100-vjetorin e pavarësisë
Kryeministri flet për festimet që nisin që në 28 nëntor 2011
Pensionet, “sulmi” mbi financat
Kushtetuesja për Piramidën
“Top Story”, krimet e luftës në Kosovë
Basha: Ndërhyrja në shesh, 2,5 mln euro