Censurë ose burg

Para afro gjashtë muajve mediat raportuan për edhe një rast tjetër, që ndërlidhej me cenimin të lirisë së shprehjes dhe të fjalës publike në Turqi.
Asokohe ishte botuesi i William Burroughs për Turqi, Irfan Stanci, që u desh të dilte para gjyqit, për shkak të “mosrespektimit të normave morale”, gjegjësisht për shkak “të ofendimit të ndjenjave morale të qytetarëve turq”, që i kishte bërë përmes botimit të veprës së njohur të Burroughs “The Soft Machine” - titulli i së cilës aludon në terminin e njohur të Sigmund Freud.
Në të vërtetë, nga ana e organizatës - me një emërim simpatik – Këshilli Turk për Mbrojtjen e Fëmijëve nga Botimet e Rrezikshme, u tha se ky është “një libër vulgar, i paturp, i neveritshëm dhe i gërditshëm, që shpërfaq dobësitë më të mëdha dhe pjesët më të liga të njerëzimit”.
Si rrjedhojë, Irfan Senci, dhe përkthyesi i librit, u përballën me dënime deri në 9 vjet burg. Kjo nuk ishte hera e parë që Senci u desh të përballej me akuza të tilla për shkak të botimit të veprave klasike të shekullit 20. Para 1një viti, gjegjësisht në nëntor të vitit 2010, Irfan Sanci u akuzua me të njëjtin arsyetim, për shkak se kishte botuar librin “Aventurat e Don Huanit të Ri”, të Guillaume Apollinaire, megjithëse asokohe u la i lirë.
E tani, në nëntor 2011, ndodhi edhe një rast i cenimit të lirisë së shprehjes dhe të fjalës publike, megjithëse kësaj radhe ky veprim është drejtpërsëdrejti i motivuar politikisht. Në fakt, drejtori i shtëpisë botuese Belge dhe anëtar i PEN’it turk, Ragip Zarakoglu, u arrestua pak ditë më parë, për shkak se nuk deshi t’i nënshtrohej ligjeve turke të censurës. Beteja e tij e gjatë me autoritete turke filloi që në vitin e largët 1977, kur ai themeloi një shtëpi botuese bashkë me gruan e tij, Ayse Nur. Filluan të botonin libra të të burgosurve politikë dhe vepra publicistike që trajtonin përndjekjen e kurdëve dhe problemin e armenëve.
Paralelisht, shumë shqetësuese tingëllon edhe e dhëna se autoritete turke gjatë dy viteve të fundit arrestuan afro 1,000 shkrimtarë, botues, gazetarë dhe aktivistë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, dhe se e gjithë kjo ndërlidhet me presionin e pushtetit ndaj intelektualëve dhe aktivistëve që merren me çështjen kurde.
Ndryshe, përveç Ragip Zarakolu’t u arrestuan edhe disa shkrimtarë dhe botues të tjerë, ndërkohë që vetëm një muaj më herët ishte arrestuar edhe i biri i Zarakolu’t, Deniz Zarakolu, gjithashtu shkrimtar, dhe redaktor në shtëpinë botuese Belge. Ende nuk dihet nëse tashmë janë ngritur aktpadi ndaj të arrestuarve, e as ajo se me çka ngarkohen ata. Por, ajo që dihet është se PEN Qendra e SHBA’ve tashmë ka kërkuar lirimin urgjentë të të gjithë shkrimtarëve dhe botuesve të arrestuar. booksa.hr