Të rinjtë aksion për pastrimin e Elbasanit, apel për mbrojtjen e mjedisit
—-Nga Julian Hoxhaj—-
Elbasan- Anëtarë e Këshillit Rinor të qytetit të Elbasanit në bashkëpunim me vullnetarët e Korpusit të Paqes kanë ndërmarrë një aksion për pastrimin në disa zona të qytetit.
Të rinjtë kanë nisur që në orët e para të mëngjesit duke shpërndarë fletëpalosje për qytetarët, në shenjë ndërgjegjësimi sesa e rëndësishme është që të mbahet pastër ambjenti dhe të largohen mbetjet.
Më pas të rinjtë kanë nisur të pastrojnë Bazilikën 1.500-vjeçare pranë rrapit të Bezistanit, një prej monumenteve më të frekuentuara për turistët e huaj dhe ata vendas. E cila ishte shndërruar në një vendgrumbullim mbetjesh. Siç u vu re mes mbetjeve të shumta, gjendeshin ajo çka kishte mbetur nga dekoret e përdorur për hapjen e fushatës së Partisë Demokratike vetëm dy ditë më parë.
Vullnetarja e Korpusit të Paqes nga Shtetet e Bashkuara Melia Dunn, tha për Gazetën IDEA se të rinjtë po ndërgjegjësoehn për mbajtjen pastër të qytetit.
Ne duam që këta të rinjë të aktivizohen dhe të mbajnë pastër ambientin. Këta janë të rinjë të cilët kanë vullnet dhe që janë të ndërgjegjësuar për të mbajtur pastër ambjentin. Të gjithë të rinjtë shqiptar duhet të aktivizohen sa më shumë në nisma të tilla,-u shpreh Dunn.
Këshilli Rinor është një organizat që mbështetet nga Bashkia e Elbasanit dhe Korpusi i Paqes.
Aktualisht këta të rinjë kanë ndërmarrë disa nisma, si sensibilizimi i të rinjëve për drogën dhe mbledhjen e fondeve për pasurimin e bibliotekës së qytetit me libra.