E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siguria ushqimore OBSH konference per standardet

Standartet e sigurise ushqimore dhe zbatimi i tyre jane nje element i rendesishem per cdo vend te rajonit.Procesi i CODEX-it si dhe perdorimi i standarteve dhe udhezuesve qe kane dale nga Organizata Boterore e shendetesise dhe ajo e ushqimit, jane ne qender te konferences rajonale qe ka nisur ne qytetin e Durresit me qëllim asistencën e ndihmës për vendet në tranzicion për të rritur  pjesemarrjen ne punen e CODEX-it. Zv/ministri i shendestise Albert Gajo theksoi masat që duhen marrë nga të gjitha institucionet përgjegjëse per sigurinë ushqimore.

"Takimi i sotëm ka për qëllim që të harmonizojë punën me institucionet shqiptare, përkatësisht me ministrinë e Shëndetësisë, të Bujqësisë dhe me autoritetin kombëtar të ushqimit për standardet e sigurisë ushqimore. Kemi të bëjmë me një kompleks masash dhe një sërë institucionesh që duhet të jenë të përfshira dhe që janë përfshirë", tha Albert Gajo, Zv/minister i Shendetesise.

Drejtoresha rajonale e OBSH-se vlerësoi rëndësinë që ka parandalimi  I semundjeve me origjine ushqimore. "Per te parandaluar ne vendet tuaja semundjet me origjine ushqimore nevojitet angazhimi ynë maksimal si edhe bashkëpunimi me trukturat në vendet tuaja përkatëse. Parandalimi i sëmundjeve të shkaktuara nga ushqimi është nje sfide e rendesishme per shendetin publik", tha Hilde Kruse.Drejtoreshe rajonale e OBSH. Ne këtë takim marrin pjese perfaqesues nga Shqiperia,Kroacia, Rumania,Bosnje-Hercegovina,Maqedonia dhe Serbia.

Aleks Kalemasi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›