E Diel, 1 Nëntor 2026

Akuza per krime lufte ne Kosove padi ndaj nje te dyshuari serb ne Suedi

 Akuza për krime kundër njerëzimit janë ngritur ndaj një 34- vjecari serb në Suedi, i cili dyshohet se ka marrë pjesë në vrasjet masive të shqiptarëve gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999. Milic Martinovic akuzohet nga drejtësia suedeze për vrasje, tentative vrasjeje, rrëmbim, grabitje dhe zjarrvënie në fshatin Qyshk në perëndim të Kosovës. 
 Avokatët e 34- vjecarit serb nuk janë shprehur ende në lidhje me akuzat. Martinovic, I cili kërkoi azil politik në Suedi, u arrestua në prill të vitit të kaluar dhe nëse shpallet fajtor, ai mund të dënohet me burgim të përjetshëm.  fund me ndërhyrjen e trupave të NATO-s.

Miliç Martinoviç ishte pjesëtar i forcave të posaçme të policisë serbe të cilët akuzohen se më 14 maj të vitit 1999 kanë kryer vrasjen e 40 civilëve shqiptarë në fshatin Qyshk.

Në shtator të vitit 2010 prokuroria serbe për krime të luftës kishte ngritur aktpadi ndaj nëntë ish- paraushtarakëve serbë lidhur me këtë ngjarje. Ata akuzohen për vrasje, përdhunime, shkatërrim të pronës dhe plaçkitje me qëllim të frikësimit të civilëve shqiptarë në mënyrë që t’i detyrojnë ata të largohen nga vendbanimet e tyre dhe të shpërngulen në Shqipëri.

Në aktakuzë thuhet se të akuzuarit, pjesëtar të njësive paraushtarake të njohura si “Çakajt ”, "janë treguar skajshmërisht të dhunshëm dhe të pamëshirshëm", ndërsa kanë djegur më pas trupat e viktimave për të penguar identifikimin e tyre.

Midis të vrarëve në këtë ngjarje ishte edhe Hasan Ceku, babai i ish- kryeministrit të Kosovës Agim Ceku dhe disa anëtarë të familjes së tij.

Mbi 10 mijë persona janë vrarë gjatë luftës në Kosovë e cila morri fund me ndërhyrjen e trupave të NATO-s. (AP/VOA) Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 07 shtator 2011 )

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›