Sigurimet, AMF lançon një tjetër kompani në treg

Tregut shqiptar të sigurimeve i shtohet edhe një tjetër kompani. Këtë e deklaroi drejtoresha e Licensimeve pranë Agjensisë së Mbikqyrjes Financiare, Flora Musta. Kompania e re do të operojë kryesisht me sigurimet e jetës dhe është një kompani me kapital shqiptar. Sipas Mustës, hyrja e kompanisë pritet të ndikojë në rritjen e cilësisë së shërbimit në këtë sektor.
Në tregun shqiptar të sigurimeve operojnë 8 kompani. Pritet që impakti i hapjes së kompanisë më të re të sigurimeve të jetë sidomos në punësimin e një numri të konsiderueshëm personash.