Moody: Katër banka në rrezik zhvlerësimi

Shërbimi i Investitorëve të Agjencisë Moody ka ulur vlerësimet për disa nga bankat më të mëdha në botë, përfshirë Bankën e Amerikës, JP Morgan Chase, Citigroup dhe Goldman Sachs.
Sipas agjencisë së vlerësimit, bankat janë degraduar pasi perspektivat afatgjate të tyre për përfitim dhe rritje janë pakësuar. Me këtë kalsifikim të degradimit, bankave u kushton më shumë të mbledhin para nga shitja e borxheve.
Në total, agjensia e vlerësimeve financiare, “Moody”, zhvlerësoi 15 banka dhe institucione financiare. Zhvlerësimet kanë goditur rëndë disa prej kompanive më të mëdha amerikane, britanike dhe europiane.
Në Amerikën e Veriut, zhvlerësimet goditën “Bank of America”, “Citigroup”, “Goldman Sachs”, “JP Morgan”, “Royal Bank of Canada” dhe “Morgan Stanley”. Në Britaninë e Madhe u zhvlerësuan “Royal Bank of Scotland”, “Barclays”, dhe “HSBC”. Ndërsa në Europë u goditën “Credit Suisse”, “UBS”, “BNP Paribas”, “Credit Agricole”, “Societe Generale” dhe “Deutsche Bank”. Sipas “Moody”-s, ulja e normës së tyre te kreditimit ndodhi pasi të gjithë këto banka e kanë tashmë më të vështirë të marrin kredi për të financiar operacionet e tyre. Disa prej institucioneve të mësipërme, kanë regjistruar gjithashtu humbje të rëndësishme në transaksione të ndryshme.
Disa prej bankave iu dha një parashikim negativ për të ardhmen, çka do të thotë se mund të zhvlerësohen përsëri në vijim.