E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sigurimet ISSH Skema duhet reformuar

TIRAN- Skema e Sigurimeve Shoqerore ne vend paraqitet shume e brishte. Raporti i vogel midis kontribuuesve dhe perfituesve norma e larte e papunesise si dhe shifrat e larta te emigracionit bejne qe nga viti ne vit kjo skeme te kete nevoje per me shume subvencione nga buxheti i shtetit ne menyre qe te funksionoje normalisht. Ne nje prezantim te bere gjate nje aktiviteti te organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtise zevendes drejtori i ISSH-se Astrit Hado shpjegon gjendjen e skemes si dhe menyrat se si ajo duhet administruar per te permiresuar treguesit. Shqiperia ka nje raport kontribuues/perfitues 1 me 1.3 pra per nje perfitues kontribuojne 1.3 persona ndersa ne vendet e rajonit ky raport eshte 1 me 3 apo edhe me shume 1 me 4. Raporti i ulet kontribuues/raportues mund te konsiderohet nje nder shkaqet kryesore te kesaj situate por nuk qendrojne me pas edhe faktoret e tjere. Kufizimi i pensionit maksimal ne kufirin sa dyfishi i atijminimal ben qe nje pjese e te punesuarve me paga te larta te mos jene te prirur ta deklarojne te plote ate pasi perfitimi nuk do te jete ne masen qe eshte kontribuuar. Kjo eshte ajo te cilen ISSH kerkon te reformoje duke krijuar nje lidhje me te drejte midis mases se kontribuuar dhe perfitimit te mepasshem. Hado rendit edhe disa problematika te tjera te cilat shkaktojne deficit ne skeme. Sipas tij niveli i larte i papunesise prej 13 per qind emigracioni mosdeklarimi i te punesuarve apo deklarimi i tyre jo ne pagen reale rritja e pensioneve mbi normen e inflacionit si dhe numri i larte i perfituesve nga skema ben qe kjo e fundit te perballet me veshtiresi. Madje sipas parashikimeve skema do te vazhdoje te kete probleme me financimin edhe ne te ardhmen per shkak te plakjes se popullsise. Nje ndryshim qe sugjeron ISSH eshte edhe shmangia e privilegjeve per grupe te caktuara te shoqerise.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›