Ruci Nuk ka negociata me Patozin
Kryetari i grupit parlamentar Socialist Gramoz Ruci ka bere te ditur dje se deri me tani nuk ka asnje negociate me homologun e tij demokrat Astrit Patozi. Ne nje interviste te dhene per emisionin Studio e Hapur te gazetares Eni Vasili zyrtari i larte socialist sqaroi se ka degjuar perfaqesues te PD-se qofte ky dhe kryeministri qe ka thene se eshte ne pritje te nje pergjigje te PS-se. Por ai ka deklaruar se pergjigjen si i mandatuar ia ka dhene direkt ne takim zotit Patozi por ia ka dhene dhe ne parlament zotit Berisha. Duke analizuar situaten politike Ruci theksoi se nese nuk hapen kutite edhe kete muaj edhe kete periudhe te vjeshtes atehere tagri i opozites nuk do te jete me hapja e kutive se nuk ka me kohe atehere do te jete se nuk ka me zgjedhje me kete qeveri pasi ajo ka ilegjitimitet nuk do te jete me i cunguar por i munguar. Sipas tij hetimi per socialistet do te quhet i kryer si rezultat i mungeses se vullnetit politik te mazhorances per te pare ne syte e publikut ne menyre transparente legjitimitetin e vet.
Zoti Ruci a jeni duke vazhduar negociatat me zotin Patozi
Jo nuk ka deri tani asnje negociate. Kam degjuar perfaqesues te PD-se qofte ky dhe kryeministri qe ka thene se eshte ne pritje te nje pergjigje te PS-se. Pergjigjen une si i mandatuar ia kam dhene direkt ne takim zotit Patozi por ia kam dhene dhe ne parlament zotit Berisha. Diten qe u hap sesioni parlamentar une fola ne emer te grupit dhe pika e pare qe kam trajtuar eshte kjo qe ne pergjigje te negociatave te zhvilluara PS oferten e saj e kishte lene ne tavoline dhe se kohe per te humbur nuk ka dhe PS eshte ne pritje te shprehjes se vullnetit politik te mazhorances. Une zotit Berisha i kam thene me dy fjali Te ngreme sa me pare komisionin hetimor me objekt hetimin e materialeve zgjedhore sipas atij interpretimi te mazhorances kurse per sa i perket fleteve te votimit do ti drejtohemi Komisionit te Venecias dhe do te pranojme cdo lloj interpretimi qe ajo do te jape.
Pra jeni ju qe po prisni qe nga mazhoranca qe tju thote se ne do tju presim te shkoni ne Komisionin e Venecias dhe nuk do ti djegim fletet e votimit
Absolutisht po. Por nuk ka cfare te presim ngritja e komisionit hetimor fillimi i tij nga puna me kerkesen e drejtuar Komisionit te Venecias jane dy gjera krejtesisht te ndara ato duhet te ecin paralelisht. Te ngrihet komisioni hetimor me objekt hetimi materialet zgjedhore dhe nderkohe i behet kerkesa Komisionit te Venecias per interpretim. Pra duhet fituar koha e humbur. Mund ti duhet komisionit hetimor tre apo kater muaj po kaq edhe Komisionit te Venecias nuk eshte nje institucion qe ne mund ti ndertojme axhenden. Keshtu qe paralelisht mund te mbarojne dhe mund te marrin pergjigje te dyja problemet si ai interpretim dhe lexim qe ben mazhoranca dhe si ai interpretim dhe lexim qe i ben minoranca.
Ju nuk do te shkoni ne Komisionin e Venecias para se te ngrihet komisioni hetimor
Jo nuk ka kuptim. Ne kemi nje rezolute te Parlamentit Evropian mazhoranca shprehet dakord me te per ta zbatuar por e lidh kete me djegien e fleteve te votimit. Oferta jone eshte e qarte eshte e plote dhe e implementueshme eshte ne zbatim te rezolutes se PE dhe cdo oferte tjeter qe te con ne djegien e fleteve te votimit ashtu sikurse pame lojen teatrale qe zhvilloi KQZ do te thote qe te nderpritet cdo ure dialogu cdo mundesi marreveshje cdo mundesi per te zbatuar rezoluten e PE-se cdo tentative qe kane bere partneret tane nderkombetare keshtu qe kriza ne vend qe te shkonte drejt elementeve te zgjidhjes do te shkonte drejt elementeve te perkeqesimit sic jane protestat te cilat nuk jane zgjedhja jone per kete ceshtje.Pse serish ne protesta ju i provuat ato per nje vit rresht qe nga bojkoti deri tek daljet ne rruge.
fare prisni nga protestat qe nuk e sollen gjate nje viti
Rezultati ka qene produktiv. Aksioni politik i PS-se ka qene shume produktiv me elektoratin e saj me kundershtaret e saj por edhe me elektoratin gri qe nuk eshte as i majte dhe as i djathte por dhe me partneret nderkombetare.
Zoti Ruci cili ka qene produkti i protestave
Jemi ne finish dhe shume shpejt do te marre nje pergjigje dhe kjo pyetje. Ne jemi koherent ne objektivat qe kemi pasur pra ose hap kutite ose largohu. Pra nese nuk hapen edhe kete muaj edhe kete periudhe te vjeshtes atehere tagri i opozites nuk do te jete me hapja e kutive se nuk ka me kohe atehere do te jete nuk ka me zgjedhje me kete qeveri pasi ajo ka ilegjitimitet nuk do te jete me i cunguar por i munguar. Hetimi per ne do te quhet i kryer si rezultat i mungeses se vullnetit politik te mazhorances per te pare ne syte e publikut ne menyre transparente legjitimitetin e vet. Ne demokraci cdo qeveri vjen me vota dhe qendron me pune duke shkuar ne konkluzionin perfundimtar jo per fajin tone por per fajin e tyre qe kjo qeveri ka ardhur me vota te manipuluara dhe duke bere bilancin e punes qe po e zhvillojme dite pas dite ne parlament dhe me te gjitha mjetet mediatike dhe qendrime politike institucioneve dhe te faktoreve dhe aktoreve tane politike vecanerisht me korrupsionin e kesaj mazhorance atehere aksioni jone politik do te jete largimi i kesaj qeverie.
Zoti Ruci mendoni se jeni me prane apo njesoj larg zgjidhjes sic ishit deri ne greven e
urise
E kam thene dhe me pare qe jemi sa prane aq edhe larg qe do te thote me vullnet te mire politik qe neser ngrihet komisioni hetimor qe kete jave nuk ka asnje pengese. Ne projektin e kemi gati firmat jane te depozitohen dhe per nje jave ngrihet komisioni hetimor. Por nese mungon vullneti politik jemi shume larg nuk ka me kohe pastaj detyrimisht kriza politike do te thellohet. Ne terheqje nuk kemi pasur as lodhje as merzitje nga kjo kauze qe kemi pasur. Ne e kemi bere te qarte nuk eshte problemi i zgjedhjeve qe iken por i atyre qe do te vijne. Dhe ajo qe kemi deklaruar se nuk ka zgjedhje eshte e vertete se nuk do te kete zgjedhje. Nuk do te kete me zgjedhje. Nje parti politike sidomos me nje grup te gjere sic eshte ai i PS-se luften e ben ne parlament jo me protesta ne rruge.
Duket sikur kemi te bejme me nje sindikate dhe jo nje parti politike
Sa mire do te ishte qe parlamenti te ishte parlament dhe sindikatat te ishin sindikata. Te mos bejme sikur nuk jetojme ne kete vend.Po i referohem parlamentit dhe takimit qe pata me Baroneshen Heyman cfare nuk ecen pyeti ajo dhe une i thashe qe nuk ka parlamentarizem ne Shqiperi. Ky eshte problemi. Para 18 vitesh i thashe pata fatin te isha ne parlamentin anglez ishte nje enderr e bukur pas 18 vitesh shikoj qe kjo enderr e bukur nuk eshte realizuar. Jo vetem qe nuk i jemi afruar parlamentit anglez por i jemi larguar sepse nje here ne jave nje ore kryeministri i Britanise se Madhe paraqitet ne parlament ne pergjigje te pyetjeve qe ka opozita. fare ndodh ne parlamentin shqiptar pese vjet. E keni pare ndonjehere kryeministrin te vije ne seance pyetjesh apo interpelancash atehere cfare eshte parlamenti paradhome e PD-se. Parlamenti i vertete duhet te funksionoje te gjitha procedurat parlamentare.
A eshte gjithe kjo per shkak te mungeses se opozites ne sallen e parlamentit
Opozita e ka bere detyren e saj. Nuk i shtonte as me pak e as a me shume qenia apo mosqenia e opozites ne sallen e parlamentit gjate votimit. Cili eshte mjeti qe do ta mbronte ja do ta ngreme serish ceshtjen ne seancen e ardhshme. Do ta cojme dhe ne gjykaten Kushtetuese do sensibilizojme permes medias dhe publikun keto jane detyrat qe mund te beje nje opozite.
Mund ta denonconit ne sallen e parlamentit dhe jo ne studio televizive
Do te vemi ne salle do ta denoncojme.
fare do te beni
Presim diten e seances pasneser eshte seanca do te kemi fjalen dhe qendrimin tone. Une si kryetar grupi i PS-se ne emer te kushtetutes te rregullores se parlamentit i kam bere nje apel zonjes Topalli te mos e zbardhe te mos e quaje te vlefshem. Ka institucionet e saj ka sekretariatin per procedurat e votimeve ta coje atje per interpretim te njoftoje seancen qe po votimi i dyte eshte i pavlefshem se eshte ne kundershtim me kushtetuten votimi i pare eshte i vlefshem dhe mos ta paragjykoje le ta prese ne seance dhe aty do te shprehet edhe qendrimi yne i grupit.
A eshte bojkoti nje opsion ne tavolinen tuaj
Nuk ka bojkot. Ne jemi nje alternative per te ardhur ne pushtet ne duam zgjedhje qe te vijme ne pushtet por duam zgjedhje dhe vijme apo nuk vijme ne pushtet eshte e drejte e atyre qe do te na votojne. Mekanizmi per te shprehur verdiktin ata qe na votojne jane zgjedhjet ne jemi opozite qe te sigurojme institucionin e zgjedhjeve do te jemi barrikade e kujtdo qe shkel kete te drejte demokratike.
Nga pikepamja institucionale a do te jeni te gatshem te pranoni edhe deshtimin tuaj ne kete kuptim
Deshtim per te mos bere zgjedhje ne Shqiperi nuk eshte alternative per PS-ne. Zgjedhjet e kaluara lokale u shtyne dhe nuk ishte gje e kendshme dhe ne syte e Evropes fakti qe partite politike ne Shqiperi nuk bien dakord dhe cojne situaten deri ne zgjedhje te shtyra.
Mund te ndodhe kjo
Nuk ishte pergjegjesia jone ne 2007-en dhe nuk ka per te qene prape as pergjegjesia jone. Pergjegjesine ta mbaje mungesa e vullnetit politik e atyre qe jane ne pushtet ne qofte se keto zgjedhje do te shtyhen apo do te deshtojne.
A mund te shtyhet kjo deri ne nje situate te pacaktuar
Une jam kunder shtyrjes. Jane te gjitha mundesite qe ato te zhvillohen ne afat nese ka vullnet politik. Por nese ky vullnet politik mungon nga ata qe jane ne pushtet pergjegjesia morale politike dhe institucionale do te jete e tyre. Ne nuk leshojme.