Sigurimet Shëndetësore, Hana: Më shumë para për rimbursim

Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor i duhet të shpenzojë më shumë para nga viti në vit për rimbursimin, ku vetëm për 2012 do të shpenzohen 8 miliardë lekë të reja.
Kështu cdo vit vihet re se shpenzimet e rimbursimit rriten me 18,5%, ritëm ky mjaft i lartë i përfitimeve. Elvana Hana, Drejtoresha e ISKSH-së shprehet se ndjeshmëria ndaj skemës së sigurimeve shëndetësore sa vjen e bëhët më e madhe, ku fenomen gjithnjë në rritje është dhe përfshirja e emigrantëve.
Arsye të tjera të shtimit të të përfitimit lidhen me ndryshimet e sëmundëshmërisë kronike, ku përfshihen dhe përfitues të rinj. Ndryshimet e terapive me barna alternativë më të shtrenjta, pasi pacientët trajtohen me vite tashmë. Arsye tjetër është edhe rritja e jetëgjatësisë me 4 vjet.