E Diel, 1 Nëntor 2026

Sigurimet Shoqërore, Bode: Sistem i brishtë, nevojë për modernizim

Tiranë- Sistemi i Sigurime në Shqipëri është i brishtë dhe i paqëndrueshëm financiarisht. Deklarata është bërë nga ministri i Financave Ritvan Bode në 20-vjetorin e krijimit të Institutit të Sigurimeve, zoti Bode ka shtuar se pavarësisht përmisimeve në sistem është i domosdoshëm reformimi i tij.

Teska ka shtuar se qeveria shqiptare, së bashku me opozitën dhe me mbështetjen e Bankës Botërore ka hartuar një skemë të re, e cila sipas ministrit pritet t’i japë zgjidhë përfundimtare problematikë së sigurimeve shoqerore.

Modernizimi i sistemit aktual të sigurimeve shoqerore është domosdoshmëri dhe po ecim me hapa të shpejtë, sistemi është i brishtë, i paqëndrueshëm financiarisht, 1% e PBB është defiçiti i skemës. Në këto kushte ka lindur nevoja e krijimit të implementimit të një sistemi të ri, më modern të sigurimeve shoqerore- tha Bode.

Duke shtuar se megjithë këtë presion për uljen e pensioneve në hapësirën evropiane Shqipëria do vijojonë edhe këtë vit me rritjen e tyre. Në fjalën e tij ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera tha se institucioni që ai drejton do të mbështesë reformat dhe se është i gatshëm për të rritur marrëveshjet me vendet e huaja.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›