E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohen tre shqiptarë në Itali me 170 kg marijuanë

Itali- Tre shtetas shqiptare janë arrestuar më 170 kg lëndë narkotike në Ankona të Italisë. Mësohet se lënda narkotike e llojit marijuanë është sekuestruar në dy operacione, i pari në një traget që vinte nga Greqia e që transportonte blloqe mermeri ku u gjetën 156 kg drogë.

Në këtë aksion të qeverisë italiane në portin e Ankonas janë arrestuar dy shqiptarë që akuzohen për trafik ndërkomëtar të narkotikëve.

Policia italiane sekuestroi 13 kilogramë marijuanë në një automjet të drejtuar nga një tjetër shtetas shqiptar, droga ndodhej brenda një bombul të boshatisur gazi. Droga sipas ekspertëve mund të kapë shifren e 1 milionë eurove teksa nuk bëhen publik ende emrat e të arrestuarve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›