Rritja e cmimeve nuk pengon rritjen e konsumit te naftes
Eshte e vertete se gjate muajve te fundit, tregu i shitjes se produkteve te naftes eshte perballur me nje rritje te larte cmimesh, por duket se ky fakt nuk e ka penguar aspak kete treg qe te shenoje nivele te reja rritese te shitjes per produktet e tij. Keshtu, sipas te dhenave qe referon Instituti i statistikave, ne tremujorin e fundit te vitit 2011 shitja me pakice e karburanteve shenoi nje rritje me 35 per qind, ne krahasim me te njejten periudhe te nje viti me pare. Por, si INSTAT ashtu edhe ekspertet e tjere te fushes e lidhin kete fakt me shtimin e makinave te shumta ne qarkullim. Keshtu, gjate tremujorit te fundit te vitit 2011 numri i makinave te importuara eshte rritur ndjeshem, nderkohe qe edhe cmimi i tyre ne treg ka rene. Sipas te dhenave te Institutit te statistikave ne periudhen tetor-dhjetor jane importuar 19,153 automjete, nga 3,956 te importuara ne po kete tremujor te vitit 2010. E kjo fale riformulimit te taksave qe paguhen per makinat e importuara.