Tahiri-Xhentilini,në fokus e ardhmja europiane e Kosovës

Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri, ka pritur përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian në Kosovë, Fernando Xhentilini.
Në këtë takim u diskutua për perspektivën evropiane të Kosovës, si dhe reformat që ka ndërmarrë Qeveria në drejtim të plotësimit të standardeve të BE-së, thuhet në deklaratën për shtyp.
Ndërkaq, mësohet se në këtë takim është vlerësuar edhe rëndësia e forcimit të sundimit të ligjit dhe rendit, "sidomos në ato pjesë ku ka nevojë më shumë".