E Diel, 1 Nëntor 2026

Buhler: Më 31 gusht, bisedohet për demarkacionin me Serbinë

Komandanti i KFOR-it, Erhart Buhler, ka thënë se marrëveshja e arritur mes KFOR-it, palës serbe dhe institucioneve të Kosovës, megjithëse nuk është zbatuar në tërësi, është e vlefshme deri në rifillimin e negociatave të Serbisë dhe Kosovës.

Ai ka shtuar se janë në kërkim të autorëve të vrasjes së policit dhe hapjes së zjarrit në pikën kufitare në Jarinjë. Buhler ka deklaruar se kalimin kufitar në Jarinjë e kanë nën kontroll, ndërsa kufiri në Bërnjak është nën kontroll të KFOR-it, EULEX-it e Policisë së Kosovës.
 

“Me gjendjen e re, radikalët dhe kriminelët nuk pajtohen, sepse ata kanë fituar milionat”, ka thënë Buhler, dhe ka shtuar se sot do të formohet një komision në përbërje të KFOR-it, EULEX-it dhe Policisë së Kosovës, ku do të përgatitet një takim me palën serbe për caktimin e vijës kufitare dhe kadastrale në zonën e kontestuar. Takimi me forcat serbe për këtë çështje, do të bëhet më 31 gusht.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›