Sigurimet paguhen 656 milionë lekë dëme
Deri në fund të muajit maj kompanitë e sigurimit kanë paguar 656 milionë lekë dëme, ose 27 % më shumë se në janar - maj të vitit 2008. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto u përket sigurimeve motorike me 588 milionë lekë, apo 90% të totalit të dëmeve të paguara bruto. Në periudhën janar - maj 2009, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 298,816 duke shënuar një rritje prej rreth 31% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2008. Rritja e numrit të kontratave në 2009 u shoqërua me rritjen e vëllimit të të ardhurave nga primet. Primet e shkruara bruto të sigurimeve arritën në rreth 3,288 milionë lekë, shifër kjo 25% më e lartë se ajo e të njëjtës periudhë të vitit 2008. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar te sigurimet e Jo-Jetës, që sollën rreth 91 % të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë sigurimet e Jetës me rreth 9 %.