E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria do të preket nga ulja e remintancave

 

Ekonomia shqiptare është më pak e pre-kur se fqinjët e saj nga kriza globale eko-nomike. Por problem mbeten remintancat, pasi emigrantët që punojnë dhe jetojnë jashtë Shqipërisë tashmë dërgojnë më pak para te të afërmit e tyre.  Samir Patel nga Research2, një njësi e specializuar në ofrimin e analizave mbi nivelin ekonomik të një vendi, në një intervistë të dhënë për BBC-inë, thotë se Evropa jugore përballet me dridhje ekonomike.
Shumë vlerësime janë se Shqipëria do të preket më pak se vendet e tjera në këtë krizë ekonomike. Jo vetëm autoritetet në Shqipëri, por edhe BERZH etj. flasin me nota më pozitive. Cili është mendimi juaj për këtë?
Po të krahasojmë p.sh Shqipërinë me Kroacinë, Shqipëria e ka më të mirë bilancin e llogarive rrjedhëse se Kroacia. Është pak më shumë se Maqedonia që është në afro -0.8 miliardë euro. Shqipëria gjithashtu ka dëshmuar më pak rrjedhje të parave brenda në vend nga investimet e huaja, qofshin ato direkte apo qofshin ato portofol investimesh të huaja. Pra, kjo do të thotë se bilanci i pagesave të tyre varej më pak nga para të ardhura nga jashtë në llogarinë e tyre. Dhe një kënd tjetër i Shqipërisë që na pëlqen është se pothuajse 20% e GDP mbështetet te bujqësia.
Gjithashtu një pjesë e ekonomisë mbështetet edhe te remintancat që vijnë nga shqiptarët që punojnë jashtë. A keni parë ju ndonjë efekt në këtë proces.
Po ka qenë shumë e vështirë për të gjetur fakte të besueshme që sugjerojnë qartë se sa shqiptarë punojnë jashtë vendit. Por një gjë është e sigurt, se kushtet ekonomike po përkeqë-sohen në gjithë zonën e euros. Pra fakti është se njerëzit që humbin vendet e punës jashtë nuk kanë opsion të të kthyerit në atdhe, pasi kushtet ekonomike edhe atje po përkeqësohen. Pra këtyre vendeve do i shtohet dhe një pikë tjetër presioni ku rrjedhjet e remintancave do të bien nga niveli ku ata janë për momentin. Kjo do të provojë të jetë problematike pasi remintancat që dërgohen në atdhe, kryesisht përdoren në sektorin e blerjes dhe shitjes së shtëpive.
Duke pasur parasysh, siç thatë edhe ju, se situata në Ballkan do të jetë ëndërr e keqe për Italinë, Austrinë Greqinë etj, a shihni lëvizje nga bota në zhvillim për të ndihmuar Ballkanin?
FMN, BE etj i kanë dhënë para vendeve të Balltikut dhe ajo çka do të shohim është se kjo do të ndodhë edhe me vendet e Ballkanit. Le të supozojmë tani se vendet perëndimore ndihmojnë këto vende për të dalë nga kriza, duke u dhënë para. Dhe kjo do të lehtësojë presionin në afat të shkurtër. Por në afat të gjatë, presioni do të vazhdojë të shtohet pasi monedhat e këtyre vendeve nuk janë përshtatur, kërkesa për mallra të këtyre vendeve po vazhdon të bjerë, dhe llogaritë e tyre bankare po përkeqësohen. Kështu që vendet perëndimore dhe institucionet perëndimore do të vazhdojnë të derdhin më shumë para në këto vende. Pas kësaj do të vijë një moment kur ata do të thonë se do të jetë më mirë t’i lemë këto vende të zhvlerësohen dhe pastaj të ndihmojmë në rindërtimin e ekonomive të tyre, pasi të ndodhë kjo krizë balltike dhe ballkanike.
Po qeveritë e këtyre vendeve, çfarë mund të bëjnë? Nëse mund të bëjnë ndonjë gjë
Ata i kanë duart e lidhura, pasi ata numër një nuk kanë rezerva të shumta të valutave të huaja për të ndihmuar shkëmbimin e parave. Numër dy -Nëse shkojnë për ndihmë në perëndim, perëndimi do t’u thotë se ju duhet të ulni shpenzimet, duhet të vini nën kontroll tregun e punës nëpërmjet uljes së pagave dhe nuk kanë se çfarë të bëjnë këto qeveri përveç zhvlerësimit, pasi duke zhvlerësuar monedhat e tyre, ato menjëherë bëhen më konkurrues brenda natës. Kjo është rruga drejt rigjallërimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›