Sigurimet rriten me 49%
Sipas raportit të AMF-së, në periudhën janar-maj 2009, vëllimi i primeve të shkruara bruto në sigurimin vullnetar arriti shifrën 1,503 milionë lekë me një rritje prej 49% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë, dhe po me të njejtën shifër rreth 74% rritje të numrit të kontratave të sigurimit krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë. Të ardhurat nga produktet vullnetare të sigurimit të Jo - Jetës u rritën me rreth 54%, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2008-tës. Referuar të dhënave të AMF-së, në portofolet e pronës, përgjegjësive, garancive me të ardhura rreth 779 milionë lekë në total, vendin e parë e zunë sigurimet ndaj zjarreve dhe dëmtimeve në pronë, me rreth 48%, të pasuara nga sigurimi i përgjegjësive të përgjithshme civile me 31% dhe më pas vjen sigurimi i garancive me 11%.
Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve personale dhe shëndetit në periudhën janar-maj të vitit 2009 arritën në vlerën e rreth 174 milionë lekë, me një rritje prej 83%, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2008. Peshën më të madhe e mbajtën sigurimet e shëndetit me rreth 75% të të ardhurave të këtij grupi. Rritja e madhe e të ardhurave në sigurimin e shëndetit lidhet si me rritjen e të ardhurave të sigurimit të shëndetit në udhëtim, ashtu dhe me rritjen e të ardhurave të shëndetit privat.