Ish-të përndjekurit, 700 përfitues nga ndarja e fondit
03/07/2009 Ministria e Financave ka vijuar derdhjen e parave në llogaritë bankare
Rreth 700 përfitues nga procesi i ndarjes së fondit të dëmshpërblimit për ish-të përndjekurit kanë marrë paratë. Lajmi bëhet i ditur nga burime të Ministrisë së Financave. Edhe pse pohojnë se ka mjaft persona që kërkojnë të bëjnë verifikimin e të dhënave, apo parregullsi të tjera me dokumentacionin, burimet e këtij dikasteri theksojnë se është Ministria e Drejtësisë, ajo që merret me verifikime apo me kërkesat dhe pretendimet e palëve. Ajo që ka për detyrë Ministria e Financave është vetëm ndarja e fondit, për ata persona emri i të cilëve është publikuar në listat e miratuara nga Këshilli i Ministrave. Edhe nëse ka raste të veçanta kur është vonuar ndarja e fondit të përcaktuar me vendim ligjor, ato janë shkaktuar kryesisht për shkak të mungesës së dokumentacionit, apo në raste të tilla kur ka shumë trashëgimtarë, ose në raste kur është zgjeruar rrethi i përfituesve me nipër e mbesa, në bazë të ligjit, të cilët nuk bëjnë një prokurë të vetme. Këto janë disa nga mangësitë më të mëdha në procesin e shpërndarjes së dëmshpërblimit për ish-të përndjekurit, të cilat mund të shmangen vetëm nga ana e përfituesve.
Lista e tretë
Këshilli i Ministrave miratoi dy ditë më parë listën e tretë me emrat e përfituesve nga dëmshpërblimi financiar për shtresën e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist. Këto 1247 emra i shtohen edhe 1034 emrave të listës së dytë, për të cilët është hapur rruga e ndarjes së fondit, pas botimit të vendimit në Fletoren Zyrtare. Në mbledhjen e qeverisë të datës 18 qershor u miratua edhe vendimi, sipas të cilit, ambientet në të cilat jetojnë prej kohësh familje të shtresës së ish-të përndjekurve politikë t’ia kalojë për privatizim. Këto objekte do të shndërrohen në pronë të familjeve të ish-të përndjekurve. Procesi i derdhjes së parave në llogaritë e përfituesve ka vijuar pas verifikimit të çdo emri dhe çdo dosjeje, për t’i dhënë secilit atë që i takon. Ajo që duhet të bëjnë qytetarët e përfshirë në këtë proces është plotësimi në mënyrë sa më korrekte i dokumentacionit. Në të kundërt, nuk do të marrin atë që ligji u ka caktuar të përfitojnë. Sipas burimeve zyrtare, radha dhe ekzaktësia në depozitimin e dokumentacionit janë kriteret dhe njëkohësisht çelësi për shpejtimin e ekzekutimit të pagesave.
Pakënaqësitë
Ministria e Financave ndjek procedurat e pagesës vetëm pasi ish i dënuari është përfshirë në listën e VKM-së dhe nuk ka asnjë kompetencë apo funksion për procedurat përpara daljes së Vendimit të Këshillit të Ministrave për pagesat individuale. “Ministria e Financave është ngarkuar për të ndjekur vetëm pagesën sipas VKM-së duke depozituar direkt në llogaritë personale të ish-të dënuarve ose të trashëgimtarit, apo trashëgimtarëve kur ish i dënuari nuk jeton”, - theksojnë burime të Drejtorisë së përgjithshme të Thesarit. Komunikimi me përfituesit do të jetë vetëm shkresor dhe jo nëpërmjet sqarimeve individual. “Në rast se ish-të dënuarit kanë vërejtje për përfitimet e mëparshme, gabime të mundshme duhet të drejtojnë kërkesë zyrtare pranë Ministrisë së Drejtësisë për korrigjime të mundshme nëse rezulton një gjë e tillë”, - theksuan burimet zyrtare të Drejtorisë së Thesarit. Është Ministria e Drejtësisë që ndjek të gjithë procedurën e informacionit për dosjet individuale deri në nxjerrjen e Vendimit të Këshillit të Ministrave dhe dërgimin e tij me listat bashkangjitur në Ministrinë e Financave për pagesë. Verifikimi për përfitimet e mëparshme të ish-të dënuarve është informacion i dërguar në Ministrinë e Drejtësisë nga Ministria e Financave për shumat në letra me vlerë dhe lekë përpara vitit 1997.