E Martë, 3 Nëntor 2026

Sigurimi i jetës dhe pronës, ekspertët: ”Duhet të bëhet i detyrueshëm!”

Shumë shpesh dëgjojmë të flitet  për sigurimin e automjeteve,  por e kundërta ndodh  më sigurimin e jetë dhe të pronës.  

Ekspertët e sigurimeve që operojnë në Gjirokastër shprehen se interesi i qytetarëve për t’iu drejtuar kompanive të sigurimeve vazhdon të jetë i ulët.
 
Sipas tyre qytetarët e kuptojnë rëndësinë e pagesës së sigurimeve vetëm atëherë kur ndodhen përballë problemve qofshin ato shëndetsore apo kur mund të humbasin pronen apo biznesin e tyre .
 
Shqipëria në tërësi është një vend  mjaft i ekspozuar ndaj katastrofave natyrore, zjarreve, tërmeteve, apo përmbytjeve.

Ekspertët sugjerojnë që autoritetet të  vendosin që sigurimi i jetës dhe pronës, ashtu si për makinat ta bëhet i detyrueshëm. 

Sipas tyre kjo do të provohet kur qytetarët të përballen më probleme shëndetsore apo fatkeqësi natyrore. 

Praktikat e deritanishme kanë qenë në favor të sigurimit te detyrueshëm.


 
Gazetare Leonida Koçiu

/ rtsh.al /

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›