Ekranet po dëmtojnë të folurin tek fëmijët, specialistët paralajmërojnë ditë të vështira për sjelljet e tyre

Pushimet dimërore që kaluan fëmijët shfaqën edhe një herë pushtetin e fortë që kanë lojërat elektronike dhe ekranet mbi ta. Moshat 8-12 vjeç kanë konsumuar orë të tëra para telefonave.
Logopedët konstatojnë çrregullime në rritje të të folurit tek fëmijët e vegjël si dhe deformime gjuhësore . Ata thonë se dëmet nga përdorimi i telefonave është i madh.
E ndërsa prindërit dhe gjyshërit përpiqen të kalojnë kohë me ta , çrrënjosja e këtyre sjelljeve është bërë gati e pamundur. Spiro Saqellari udhëzon prindërit për kohë qëndrimin duke na paralajmëruar edhe për dëmet e pakthyeshme.
Në vendin tonë nuk ka studime të mirëfillta për matjet këtyre dëmeve por konstatimet e ekspertëve paralajmërojnë kohë të vështira për brezat e rinj.
/RTSH/