Sigurohet kurimi për rreth 4500 pacientë
14/07/2009 Virusi i gripit të derrit
Vendi ynë ende nuk raporton asnjë rast të prekur nga virusi i gripit të derrit. Kjo është deklarata e nxjerrë dje nga ekspertët e shëndetit publik, të cilët kanë hedhur poshtë dyshimet në lidhjen me prekjen e dy pacientëve shqiptarë nga ky virus. Pavarësisht faktit se analizat paraprake kanë treguar ekzistencën e gripit normal (tipi A), këto mostra do të dërgohen për një analizë tjetër më të hollësishme në laboratorët e Rumanisë. Megjithatë, specialistët shtojnë se, edhe pse ende nuk ka raste zyrtare, vigjilenca dhe kujdesi duhet të jenë maksimal, sepse ne si vend nuk mund të përjashtohemi nga rreziku i prekjes duke e parandaluar virusin që në kufi. "Kemi vetëm një rast që është ekzaminuar dhe ka dalë i tipit A, që mendohet se është grip i zakonshëm. Jemi duke ndjekur procedurat e mëtejshme. Jo më vonë se nesër pjesën tjetër të mostrave ne do t’i dërgojmë në Rumani për të konfirmuar diagnozën tonë", - ka pohuar shefja e departamentit të sëmundjeve infektive në ISHP Silva Bino. Ndërkohë që ISHP-ja deri tani ka analizuar rreth 70 motra për të kapur në kohë çdo rast të dyshimtë. Përkundrejt situatës, ndonëse nuk ka asnjë rast të konfirmuar specialistët theksojnë se duhet të shtohen masat duke u marrë të paktën dhjetë mostra në javë. Brenda pak ditësh pritet që të përfundojë plotësisht dhe laboratori i virologjisë në këtë institut, ku pritet të zhvillohen të gjitha analizat, gjë që nuk është bërë deri më sot. Përveç gjendjes së gatishmërisë, që është krijuar pranë institucioneve shëndetësore për t’i paraprirë çdo rasti problematik, janë siguruar dhe dozat e nevojshme të Tamiflusë për kurimin e rreth 4500 pacientëve të parë, nëse do të preken nga virusi AH1N1.