E Shtunë, 31 Tetor 2026

H1N1,ISHP: Mjekët e familjes të bëjnë analizat

ISHP dërgon për konfirmim në laboratorin e Rumanisë dhe Londrës 10-ra kampionë analizash për raste të dyshuar me grip derrash. Silva Bino, specialiste e institutit, deklaron se nga rezultatet e deritanishme nuk kemi asnjë rast të konfirmuar me AH1N1. megjithatë për të thënë fjalën e fundit priten përfundimet nga dy laboratorët e referencës. Tashmë që OBSH ka shpallur fazën e fundit të pandemisë së gripit të derrave, atë 6, edhe vendi ynë ka forcuar nivelin e mbikqyrjes, ku cdo pacient me grip po ekzaminohet si rast i dyshuar. ISHP u bën thirrje mjekëve të familjes që të mbikqyrin dhe marrin analiza për cdo rast të mundshëm me grip që shfaq të tjera komplikacione.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›