E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gripi i derrave, Kraja: Shqipëria, jo e përjashtuar nga prekja

Gripi i derrave nuk ndryshon shumë nga ai i zakoshëm. Sipas mjekëve specialistë, ky virus ka po ato shenja dhe simptoma që shfaq një grip i thjeshtë, megjithatë rastet e komplikuara paraqiten me vështirësi në frymëmarrje, të vjella dhe diarre. Profesor Dhimitër Kraja, shef i spitalit infektiv në QUST i ftuar në studion e "TV Ora News", ka deklaruar se, edhe vdekshmëria e gripit të derrave, po rezulton në të njëjtat nivele me epideminë e zakonshme të gripit. Gripi i derrave ka mbipopulluar gjithë botën, ndërkohë që shumë shpejt pritet që virusi të konfirmohet edhe në Shqipëri. Sipas profesor Krajës, njerëzit nuk duhet të tremben dhe të mos i kapë paniku nëse AH1N1 mbërrin tek ne. Kraja dekalron se virusi nuk do të ndryshojë asgjë në cilësinë e jetës së qytetarëve. Njerëzit, mund të pushojnë, udhëtojnë dhe punojnë të qetë. Megjtihatë, me mbërritjen e vjeshtës, të gjithë duhet të jenë më të kujdeshmëm me shëndetin, pasi qarkullimi i virozave është më i shpeshtë në këtë stinë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›