Sikletet e Leo’s
_621519.jpg)
Me qëllim që t’i ngjajë sa më tepër Hoover’it kontrovers, DiCaprio kalonte nga disa orë në ditë i grimuar.
"Ndjehesha tmerrësisht shumë klaustrofobik. Maska protetike është shumështresore, ndërkohë që u desh që të shtoja edhe peshë trupore. Kjo s’ishte gjë e vështirë vetëm fizikisht, sepse më duhej edhe të hyja në karakterin e njeriut që kishte 50 vjet përvojë me njerëzit që e rrethonin. Më duhej që pothuajse të ngadalësoja punën e zemrës për ta ndier këtë gjë”, theksoi DiCaprio.
Kolegu i tij, Armie Hammer, i konfirmon ato që i thotë DiCaprio.
"Ishte një proces tmerrësisht i gjatë. Për t’u grimuar shfaqeshim në orën nëntë të mëngjesit, të grimuar, dhe përfundonim në orën 17. Tek rreth mesnatës fillonin xhirimet, ndërsa në fund na duheshin edhe dy-tre orë që ta hiqnim grimin”.