E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hoxhaj: BE të rrisë presionin ndaj Serbisë

Kosova i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian për t'i bërë presion Serbisë dhe për ta shtyrë atë që të zbatojë marrëveshjet për normalizimin e lidhjeve me Kosovën.

"Ka ardhur koha që BE të ushtrojë presion të rëndë", tha ministri i jashtëm Enver Hoxhaj, siç transmeton REL.

Ai gjithashtu citohet të ketë thënë: “Jemi të gatshëm të vazhdojmë dialogun, por nuk mendojmë se do të nxjerrë rezultate. Nuk mund të vazhdojmë takimet nëse Serbia nuk është e gatshme të implementojë marrëveshjet”.

Marrëveshjet kryesore të arritura në dialogun Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, kanë të bëjnë me kufijtë dhe tregtinë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›