E Shtunë, 31 Tetor 2026

Disiplina fal Hiltonin, edhe pse është fajtor kundër Canës

Komisoni i Disiplinës i Ligës franceze të futbollit vendosi të mos ndëshkojë mbrojtësin e Lensit, Hilton, i kondiseruar fajtor për simulimin e një faullli imagjinar të Lorik Canës, që i lejoi Lensit të fitonte një penallti dhe të barazonte kundër Marsejës (1-1), takim i luajtur ditën e dielë.
Presidenti i këtij komisioni, Jacques Riolacci, kishte pohuar pr gazetën Le Parisien. "Nëse Cana do të ishte larguar nga loja, do të ndërhyhej për t'ia fshirë kartonin e kuq". Futbollistit i Lensit, Hiton edhe më parë është ndëshkuar me 3 ndeshje për simulim gjatë sezonit 2002, kur luante në rradhët e PSG. "Ai provokoi largimin e një kundërshtari, por penalltitë janë në lënë gjithmonë në vlerësimin e gjyqtarit", justifikohet Riolacci.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›