Fusha e Peqinit pezullohet 6 ndeshje + 300.000 gjobë

Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së ka ndëshkuar maksimalisht fushën e Peqinit, duke e detyruar ekipin e Shkumbinit të luajë 6 ndeshje në fushë asnjanjëse. Këtij ndëshkimi i shtohet edhe një gjobë prej 300 mijë lekësh. "Pasi shqyrtoi relacionin e paraqitur nga Sektori i Garave i FSHF-së duke u ndaluar në tërësi dhe në vecanti pasi analizoi problemet, mbështetur në relacionet e paraqitura nga arbitrat, vëzhguesit dhe i deleguari i FSHF-së nga të cilat rezultoi dukshëm se ndaj arbitrave dhe vecanërisht anësorit të ndeshjes Indrit Shima dhe Sokol Avdo ka patur presione dhe goditje si fizike nga ana e personave të caktuar ashtu si pasojë e hedhjes të sendeve të forta në fushë. Këto goditje kanë vijuar edhe pas përfundimit të ndeshjes Shkumbini-Partizani gjatë daljes se arbitrave ku mund të vecohet edhe goditja e bërë nga gazetari Aldo Kozarja e kryer gjatë largimit të arbitrave (goditje e cila i ka shkaktuar arbitrit dhe carje në qafë), konstatohet se shkeljet disiplinore te ndodhura ne fushen e Peqinit jane te renda dhe cenojne mbarevajtjen e aktivitetit futbollistik. Gjithashtu konstatohet se veprimet e dhunshme nuk janë kufizuar vetëm në hedhjen e sendeve të forta në fushë dhe goditjen e dëmtimet e arbitrave por janë shfaqur edhe ndaj drejtuesve të ekipit kundërshtar. Të ndodhur në këto kushte, të njohur edhe me shkresqn nr.172 datë 15.10.2006 të KF Shkumbinit, Komisioni i Disiplinës në vështrim të parashikimeve të Neneve 23 paragrafi 1, 14, 15, 18, 23 dhe Nenit 21/4.5, Neni 13/1, Neni 19 , neni 4/5 të KDS duke qenë se për këto shkelje disiplinore Klubi i Futbollit Shkumbini i Peqinit është përsëritës, në përfundim ky komision e dënoi këtë Klub me sanksionet e meposhtme: a) Pezullimin e fushes se Peqinit per 6 ndeshje duke qene i detyruar qe ky klub ti zhvilloje ndeshjes ne fushe asnjënjëse. b) Gjobitjen e KF Shkumbinit me 300.000 lekë.