Ermali dhe "Femrat"

Pas largimit nga “Apartamenti 2XL”, Ermal Mamaqi, është aktiv me projekte të ndryshme artistike.
Aktori dhe këngëtari, vazhdon të jetë i pasionuar pas muzikës dhe aktrimit.
Mamaqi është pjesë e kastit të aktorëve në filmin “Femrat’’, ku aktron rolin kryesor, atë të një avokati, në kërkim të dashurisë së vërtetë.Nëpërmjet rrjeteve sociale, ai ka publikuar fotografi nga sheshxhirimi.
Ndryshe, në realitet, ai ka festuar dje ditëlindjen e tij të 31-të, duke pasur përkrah bashkëshorten, Amarda Toska. /Indeksonline/