Butrinti, 15 vjet gërmime, restaurime dhe vizitorë
04/08/2009 Specialistë të huaj partnerë të përvitshëm në ekspeditat arkeologjike
Çfarë ka dalë në dritë së fundi dhe tërheq kureshtjen
BUTRINT - Parku Kombëtar i Butrintit, me një histori shumëshekullore, vazhdon të mbetet gjithnjë tërheqës si për vizitorët, ashtu dhe për ata që shtojnë vlerat e zbuluara në qytetin më të famshëm antik në Jug të vendit. Shqiptarët dhe grekët, italianët dhe anglezët janë partnerë pothuaj të përvitshëm në kërkime e gërmime arkeologjike, por edhe me punime restauruese në Butrint. Ekspeditat e sivjetme kanë shënuar vitin e 15-të të konkretizimit të këtij bashkëpunimi në ekspedita kërkimore, studimore e restaurim. Ato që u kanë interesuar ekspertëve të huaj dhe shqiptarë këtë vit janë tri drejtime. Gërmimet arkeologjike janë përqendruar në bazilikën e Akropolit, të eksploruar më parë nga italianët, shqiptarët dhe grekët. Restaurimi i dyshemesë së mozaikut dhe dyshemesë me suva ka qenë objekt i punës së motaicistit të njohur Agron Islami nga Instituti i Monumenteve, në mbështetje të të cilit ishin edhe specialistë të Parkut Kombëtar të Butrintit. Të tjera gërmime të drejtuara nga shqiptarët janë realizuar në muret mbrojtëse perëndimore mesjetare. Ndërkohë një program trajnimi i drejtuar nga profesori i asociuar Dhimitër Çondi dhe arkeologu anglez prof. Hodges kishte në objekt gërmime në fushën e Vrinës. “Gjatë gërmimeve, - shprehet Condi, - u mundësua zbulimi i një vile romake dhe një mauzoleu në fushën e Vrinës. Kjo u bë e mundur me pjesëmarrjen e specialistëve dhe studentëve shqiptare nga universiteti i Tiranës, Prishtinës, Tetovës, Gjirokastrës e Elbasanit, që kanë pasur në krah edhe studentë nga vende të ndryshme europiane, sidomos perëndimore.
Prof. Hodges thotë se paralelisht me gërmimet dhe gjetjet ka vijuar studimi i materialit të zbuluar në fushën e Vrinës, si në vilën romake, ashtu dhe në mauzole. "Me gjithë numrin në rritje të vizitorëve në Parkun Kombëtar të Butrintit puna restauruese në këtë qytet në mbrojtje të UNESCO-s mbetet e një rëndësie të veçantë", - të shpjegon prof. Hodges.
Qeramika dhe kockat e kafshëve të zbuluara gjatë gërmimeve të këtij viti dhe të disa viteve më parë janë vënë në objektin e punës arkeologjike të një skuadre të përbashkët të specialistëve shqiptarë dhe të huaj. Pritet që rezultatet e kësaj pune dhe konkluzionet që do të nxirren nga gërmimet shumëvjeçare të publikohen në punë studimore, të cilat do të plotësojnë më tej përfytyrimin për pasurinë dhe rëndësinë e Butrintit, si pjesë e trashëgimisë botërore arkeologjike.
Ajo që nënvizon prof. Riçard Hodges lidhet me nevojën që mendon se kanë monumentet dhe territori i Butrintit për një monitorim dhe punë restauruese të përhershme. Aktualisht një program intensiv i konsolidimit të mureve dhe ndërtesave është në proces, duke u përqendruar kryesisht në muret rrethuese, në bazilikën e madhe dhe zonat përreth. Menaxhimi i bimësisë përbën një pjesë të rëndësishme të këtij programi dhe pemët janë duke u pastruar nga degët e tepërta dhe rrënjët e dala jashtë që rrezikojnë rritjen e pemëve të reja. Jo më pak i evidentuar është fakti që në Butrint tashmë janë disa pemë të prekura nga ajo që njihet si “Sëmundja e Dutch Elm”. Specialistët thanë se nga kjo sëmundje janë prekur disa nga pemët e Parkut ca vjet më parë. Për rehabilitimin e tyre pemët e infektuara kanë nevoje për monitorim dhe shërbim.
Gërmimet arkeologjike në Butrint vazhdojnë që prej vitit 1994, si një bashkëpunim midis Institutit të Arkeologjisë, Parkut Kombëtar të Butrintit dhe fondacionit "Butrinti".
Gjatë këtyre 15 vjetve listohet një numër i madh gërmimesh, programesh restaurimi dhe trajnime studentësh dhe specialistësh, mjaft prej të cilave janë realizuar si një bashkëpunim mes ekspeditave shqiptare e atyre të huaja.
Edi Molla