Sillej dhe vishej si djalë, përjashtohet nga shkolla

Titulli: Indeksonline
Foto: Zëri
E ka emrin Jetëlira, por jeta e saj nuk mund të quhet e lirë. Nxënëses së përjashtuar nga shkolla e mesme teknike “Anton Çetta” në Skënderaj, vetëm pse sillej dhe vishej si djalë, i është mohuar e drejta për t’u shkolluar, e më këtë edhe e drejta për të jetuar e lirë, sikurse edhe bashkëmoshatarët e saj, shkruan Zëri.
Jetlira Gashi, e cila sapo i ka mbushur 19 vjet, nuk kishte menduar asnjëherë se shokët dhe shoqët e saj “do t’i iknin për një vit”, vetëm pse kështu kishin dashur të tjerët.
Jetlira ishte përjashtuar nga shkolla e mesme teknike “Anton Çetta” në Skënderaj, në vitin 2011, derisa ishte duke ndjekur mësimet në klasën e 10-të. Një vit më vonë (31.05.2012), Gjykata Supreme rrëzon vendimin e MASHT-it dhe vërtetimin e shkollës profesionale “Anton Çetta”, por DKA-ja nuk e zbaton vendimin e gjykatës.
“Mua më përjashtuan, sepse e doja jetën në mënyrën time, i dua veshjet sportive, mbaja puma patike, flokë të shkurtër, por kjo nuk i pëlqente kujdestarës së klasës. Kam qenë shumë e disciplinuar. Një ditë, kujdestarja e klasës më tha që ta sillja baben, por në shkollë kishte shkuar xhaxhai im, sepse edhe djali i xhaxhait mëson në të njejtën shkollë dhe ai ishte interesuar për të dy ne, por ajo këmbënuglte që t’ia dërgoja babain. Posa hyja në klasë, arsimtarët me çitnin jashtë dhe menjëherë m’i shkruanin mungesat. Unë shkoja rregullisht në shkollë. Në këtë mënyrë, ata kishin shkruar mungesa derisa mi kishin kaluar 32 mungesa.