E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konfiskohet drogë, pranga gjilanasve

Raportohet se janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj në Gjilan pasi tek të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e dyshuar narkotike.

Është arritur të arrestohet edhe i dyshuari i tretë, i cili e kishte shitur substancën e dyshuar narkotike.

Substanca totale e konfiskuar nga të dyshuarit ishte me peshë prej 387.2 gram dhe ishte e llojit Marihuanë.

Me urdhër të prokurorit një i dyshuar është liruar, ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë dërguar në qendrën e ndalimit./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›