Parate e pista, sekuestro per 2.7 milione euro
Blerina Hoxha
Pastrimi i parave con ne sekuestro rreth 2.7 milione euro te evidentuara nga Drejtoria e Parandalimit te Pastrimit te Parave te Pista (DPPPP). Lajmi eshte bere i ditur nga drejtori i DPPPP-se, Arben Doci ne Komisionin Parlamentar te Sigurise Kombetare. Sipas Docit, pastrimi i parave konsiston ne aktivitet e trafikut te droges dhe qenieve njerezore, ne blerjen e trojeve dhe ne manovrat me transaksionet bankare. "Ne rastet e referuara prane Njesise se Perbashket Hetimore te Prokurorise Tirane, vepra penale e origjines ka qene trafiku i droges, trafiku i qenieve njerezore, korrupsioni", thuhet ne raportin e DPPPP-se. Po keshtu ne rastet e referuara bejne pjese edhe individe, te cilet kane perdorur kredi bankare si kopertura per burimin e te ardhurave, te gjeneruara ne fakt nga kryerja e veprave te ndryshme penale. Per here te pare ne muajin qershor 2008, eshte kryer nje arrestim nga policia gjyqesore, bazuar ne nje hetim penal te iniciuar mbi bazen e referimit te kryer nga DPPPP-ja. Rastet e dyshimta ku parate nuk kane burime te ligjshme, jane investuar ne dege te ndryshme te ekonomise si ndertim, hoteleri, shitblerjen e pronave te paluajtshme, verehet se jane investuar ne arsim e sektorin medicinal dhe jane depozituar ne banka. Dyshimet e lindura sipas raportit te DPPPP-se, jane konsoliduar edhe me tej nga verifikimi i kredive te shpeshta dhe ne vlera te konsiderueshme nga sipermarrje menjehere te suksesshme me fonde qe burojne nga veprimtari te jashteligjshme. "Informacionet e perditesuara per keto dyshime ua kemi bere te njohura ne vijimesi Policise se Shtetit, Prokurorise se Pergjithshme, SHISH, Tatimeve, Drejtorise se Pergjithshme te Doganave, si homologeve tane nderkombetar bazuar ne marreveshjet e bashkepunimit qe kemi me ta",- tha drejtori Doci. Mbi bazen e te dhenave te derguara ne prokurori per vitin 2009, jane regjistruar 6 procedime penale. Nderkohe qe per 18 raste te tjera kane nisur hetimet. Vlen te permendet qe ne muajin maj 2009, si rezultat i bashkepunimit te frytshem me homologet dhe i veprimeve te shpejta te Drejtorise se Analizes dhe Teknologjise se Informacionit, per analizim dhe shperndarje te informacionit u be e mundur marrja, analizimi dhe shperndarja ne kohe e te dhenave mbi nje grup te strukturuar kriminal. Mbi bazen e te cilave institucionet e tjera ligjezbatuese kane filluar procedimin penal ndaj tyre. Pervec shperndarjes ne kohe te informacionit, DPPPP arriti te bllokoje nje shume prej 2.5 milione euro, para keto te fituara nga veprimtaria e kriminale e trafikut te qenieve njerezore e shfrytezimit te prostitucionit.
Nuk raportojne per parate e dyshimta, 42 milione gjoba
Subjektet qe nuk kane zbatuar detyrimet ligjore per te raportuar per transaksione te parave te pista jane gjobitur. Sipas drejtorit te DPPPP-se Arben Doci, shuma totale e gjobave per periudhen janar 2009 - tetor 2009 eshte 42.050.000 leke. Ai tha se kujdes me i madh i eshte kushtuar edhe pagimit te gjobave, duke ndjekur te gjitha proceset gjyqesore ne te gjitha shkallet e gjykimit. Ne vitin 2008 nga 22 ankimime te bera per masat administrative te marra nga DPPPP-ja, prane Gjykates se Shkalles se Pare Tirane, 15 prej tyre jane fituar nga DPPPP-ja, 2 jane fituar nga subjektet e ndeshkuara dhe te tjerat jane ne proces. Po keshtu jane fituar nga DPPPP- ja, ne Gjykaten e Apelit 5 apelime. Per 10-mujorin e pare te vitit 2009 jane dhene nga DPPPP, 29 masa administrative dhe jane ankimuar prane Gjykates se Shkalles se Pare Tirane 8 prej tyre. Kjo shkalle e larte e proceseve gjyqesore te fituara ne Shkallen e Pare dhe ne Apel eshte nje tregues domethenes i zbatimit rigoroz te ligjit nga ana e DPPPP-se, e konfirmuar kjo dhe me vendimet e organeve gjyqesore. Krahas dhenies se masave administrative, per here te pare ne vitin 2008 DPPPP-ja, ka propozuar heqjen e licencave per tre subjekte, prane organeve mbikeqyrese dhe licencuese, duke ushtruar keshtu nje te drejte ligjore per forcimin e sistemit te parandalimit te pastrimit te parave/financimit te terrorizmit ne Shqiperi.