E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parate e pista, kryeson Tirana

Mbi 67 mije ka arritur numri i raportimeve per aktivitete qe dyshohen se pastrojne para. Sipas DPPPP-se, fluksin kryesor te raportimeve e ze qytetit i Tiranes, por risi tjeter e raportimeve te notereve eshte shperndarja gjeografike e tyre. Raportimet vijne nga qytetet: Durres, Elbasan, Fier, Kavaje, Korce, Lushnje, Lezhe, Shkoder, Vlore, Sarande, duke mbuluar te gjithe Ultesiren Perendimore, qe eshte edhe pjesa me zhvillim ekonomik dhe transaksione te ndjeshme krahasuar me territorin tjeter te Shqiperise. Keshtu, zyrat e Kembimit Valutor kane raportuar kete vit 456 transaksione vlerash gjate vitit 2008 krahasuar me 75 raportime te transaksioneve te vlerave qe ishin ne 2007. institucionet financiare jo-banka kane raportuar 213 transaksione gjate vitit 2008 kundrejt 79 raportimeve te vitit 2007. Shoqerite e Ndertimit kane raportuar edhe ato per here te pare ne vitin 2008 dhe numri i raportimeve ka qene 7. Gjate ketij 10-mujori si rezultat i inspektimeve dhe masave te marra numri i raportimeve ka arritur ne 265. Ndersa nga pikat doganore vazhdon te raportoje vetem dogana e Rinasit dhe asnje nga pikat e tjera doganore, nderkohe qe eshte e qarte se ka persona qe kalojne pa deklaruar, disa prej te cileve sipas verifikimeve nga burime te hapura jane proceduar apo jane ne procedim per kryerjen e vepres penale te parashikuar nga neni 179/a i Kodit Penal.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›