E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Silva Bino dëshmon për rreth 1 orë në SPAK: S’kam asgjë për të thënë

Shefja e Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino ka dëshmuar për rreth 1 orë në SPAK ndërsa ende nuk dihet arsyeja e thirrjes së saj në Strukturën e Posaçme Antikorrupsion.

Pas daljes nga institucioni i SPAK, Bino nuk ka pranuar t’u përgjigjet gazetarëve duke u mjaftuar me vetëm se “nuk kam asgjë për të thënë”.

Thirrja e Binos për të dëshmuar në SPAK vjen pak ditë pas arrestimit të Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë Joana Duro si dhe Specialistes, Laura Shteto për abuzimin me një nga tenderat e shëndetësisë.

Dy zyrtaret u vendosën në pranga më 2 qershor pasi akuzohen për veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga nenet 260 dhe 245 të Kodit Penal.

Duro dhe Sheto akuzohen se morën një shumë parash nga një kompani, për ta favorizuar atë për të fituar tenderin për supervizimin e rikonstruksionit të disa qendrave shëndetësore.

Sipas SPAK, Duro mori 330 mijë lekë ryshfet, ndërsa të dielën (4 qershor) u ndaluan edhe administratori dhe inxhinieri i kompanisë së favorizuar për të fituar tenderin. 

Ndërkaq, Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka lënë në burg të dy zyrtaret.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›