Silva: Nuk do refuzoja ofertën e Manchester

Anësori i Valencias, David Silva, ka lënë të kuptohet se është i interesuar të transferohet te Manchester Unitedi, duke qenë se Djajtë e Kuq janë një skuadër që vështirë refuzohen.
"The Daily Mirror" njofton se Sir Alex Ferguson është mjaft i interesuar për shërbimet e 23-vjeçarit, ndërsa spanjolli thotë se një ofertë nga United do të ishte diçka që nuk mund t'i rezistohet.
"Është nder për secilin lojtar kur një klub si Manchester Unitedi interesohet për të dhe kjo në vete ka një vlerë të madhe", ka thënë Silva.