Venezuelë-Kinë, marrëveshje 16 miliardë dollarë në fushën e naftës
Presidenti i Venezuelës Hugo Chavez pohoi se vendi i tij kishte arritur një marrëveshje prej 16 miliardë dollarësh me shtetin e Kinës. Me anë të kësaj marrëveshje Venezueala do të përfitojë në tre vitet e ardhshme rritje të prodhimit të naftës.
Chavez dha pak detaje përsa i përket marrëveshjes, por ai u shpreh se një shumë të madhe të kapitalit financiar Venezuela do ta shlyente duke i eksportuar Kinës sasi të mëdha nafte. "Ne kemi arritur një marrëveshje me Kinën për investime në rripin e Orinocos të cilat do të shkojnë në shumën e 16 miliard dollarëve", u shpreh Chaves gjatë një vizite në inagurimin e një shkolle publike në qytetin Estado Vargas.
Chavez shtoi se nga marrëveshja e firmosur me Kinën, Venezuela do të ketë një rritje prej 900.000 fuqi nafte në ditë. Gjithashtu javën e kaluar Hugo Chavez konfirmoi një marrëveshje prej 20 miliardë dollarësh me Rusinë. Nga kjo marrëveshje Venezuela, e cila është anëtare e OPEC-ut, do të përfitonte një shtesë prej 450 mijë fuqi nafte në ditë.