E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anelka i jep fitoren Çelsit (video)

Heroi i anglezëve në mbrëmjen e djeshme ishte Nikolas Anelka, që me golin e tij i dha fitoren skuadrës së Karlo Ançelotit.

Sulmuesi francez realizoi vetëm tri minuta pas fillimit të pjesës së dytë, gol që ka vlerën e tri pikëve të para për këtë sezon në Ligën e Kampionëve.

Në ndeshjen tjetër të grupit C, Atletiko e Madridit nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola përballë debutuesve në Ligën e Kampionëve,  Apoel Nikozias. Kampionët e Qipros shijojnë kështu pikën e parë në kompeticionin më të rëndësishëm për klube.

Çelsi 1 – 0 Porto

Çelsi 4-1-2-3
Çeh; Ivanoviç, Terri, Karvalho, E. Kol; Esien; Balak, Lampard; Kalu (Beleti 77’), Maluda, Anelka
Trajner: K. Ançeloti

Porto 4-3-3
Helton; Fusile, Rolando, Bruno Alvesh, Pereira; Guarin, Fernando, Raul Meireles; Gonzales (falkao 54’), Hulk, Rodrigez (Varela 64’)
Trajner: Ferreira

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›