E Shtunë, 31 Tetor 2026

Volfsburgu, debutim me fitore në Ligën e Kampionëve-video

Golashënuesi më i mirë i Bundesligës sezonin e kaluar, Grafite, realizoi tre herë, duke u bërë heroi i gjermanëve mbrëmjen e djeshme.

Braziliani shënoi golin e parë në minutën e 36-të me një goditje diagonale në hyrje të zonës, pas një aksioni model të vendasve.

Katër minuta para përfundimit të pjesës së parë, sulmuesi rrëzohet në zonë, duke fituar një penallti, të cilën e shndërron po vetë në gol.

Rusët shkurtojnë diferencën në minutën e 76-të me Dzagoev, por tre minuta para fundit të takimit, ka kohë edhe për një tjetër gol.

Është përsëri braziliani Grafite që realizon golin e tretë personal në një mbrmje të paharrueshme për të.

Në këtë mënyrë, skuadra e drejtuar nga trajneri armin Veh, i gëzohet tri pikëve të para në Ligën e Kampionëve.

Volfsburg 3 – 1 CSKA Moska

Volfsburg 4-1-2-3
Benalio; Reiter, Madlung, Barzalji, Shafer; Hosue; Misimoviç, Gentner (Hasebe 90+2’); Martins (Ziani 65’), Grafite (Santana 89’), Dzeko
Trajner: A. Veh

CSKA Moska 4-2-3-1
Akinfev; Semberas, V. Berezucki (Necid 84’), Ignasheviç, A. Berezucki; Rahimiç, Aldonin (Mamaev 68’); Krasiç, Shenikov Piliev 57’), Dzagoev; Gulierme
Trajner: H. Ramos

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›