E Diel, 1 Nëntor 2026

Silvio Berluskoni kalon provën e senatit

Kryeministri italian, Silvio Berluskoni ka fituar në dy dhomat e Parlamentit italian votëbesimin për të vazhduar të qeverisë Italinë. Mocioni i kërkuar nga kundërshtarët e tij politikë ka kaluar në fillim në Senat dhe më pas ka marrë edhe 314 vota në dhomën e ulët të parlamentit.

Kryeministri italian Silvio Berluskoni është pa dyshim një nga figurat që ka rezistuar më shumë në politikën italiane. Në mandatin e tij të tretë ai është përballur me dy votëbesime të njëpasnjëshme në senat dhe në  dhomën e deputetëve. Edhe pse situate politike në Itali mbetet e paqëndrueshme, vetë kreu i Qeverisë ka qenë i qartë ndërsa ka theksuar herë pas here se mocione të tilla janë kërkesa për krizë pas pasur një zgjidhje alternative.

Në fjalimin përpara votës në Senat, ai ka shprehur vullnetin për të hapur qeverinë ndaj të moderuarve. “Ne do të punojmë për të zgjeruar ekipin qeverisës”, ka nënvizuar Berluskoni. “Italia ka nevojë për stabilitet dhe jo për një krizë në terr, pa një zgjidhje tjetër të vlefshme që e kanë vendosur italianët me votën e tyre”, ka përfunduar Berluskoni. Në këtë mënyrë, kreu i qeverisë italiane do të vazhdojë mandatin qeverisës, ndërsa komentatorët presin me interes lëvizjet e tij për të përforcuar qeverinë.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›