Ligjet refuzojnë kërkesën e PS, Xhafa: Dy formulat e negociuara

Shtyrjen edhe në komisionin e ligjeve të shqyrtimit të draftit për komisionin hetimor për 28 qershorin, PS i jep vetëm një emer, refuzim. Duke e quajtur si një stisje proceduriale në kundërshtim me ligjin, kalimin e kërkesës së partisë së tij tek ligjet, deputeti Fatmir Xhafa sqaron variantin e PS-së për nenin 178.
"Heqja nga rendi i ditës së projektvendimit tregon që qëllimi nuk është shqyrtimi i këtij projekti po përpjekja për ta vonuar atë sa më shumë për të dhënë atë përgjigje që dihej. Ata nuk dëshirojnë dhe nuk duan ta ngrenë këtë komision. Ne nuk po kërkojmë të ngremë një komision për magazinim, po një komision për hetim. Ajo që ngatërron zonja Topalli dhe të gjithë kolegët e saj, ngatërrojnë komisionin e magaznimit dhe cmagazinimit me komisionin e hetimit. Ka diferencë në Kushtetutë dhe në ligj", tha Xhafa.
Deputeti socialist sqaron dhe 2 formulat e negociuara për nenin 3 të kërkesës së PS-së,` që i japin kësaj partie kryesimin në komision. "Shumica e shprehur të jetë e maxhorancës, por dy anëtarë të saj të tërhiqen sa herë që ka një vendim, gjë që është e cuditshme se këta nuk tërhiqen kur janë minorancë si maxhorancë, jo më kur kanë maxhorancën. Ka dhe version të dytë i cili thotë që përfaqësuesi i opozitës të ketë tre vota, ky është më i pranueshëm. Po meqënëse e do në letër, dhe e do në mënyrë zyrtare, patjetër do ia cojmë zonjës dhe në mënyrë zyrtare", vijoi ai.
Ashtu sic vendosi konferenca e kryetarëve të grupeve, të enjten në seancë deputetët do të përcaktojnë me votë, datën kur do të nisë shqyrtimi i këresës së socialistëve. Gjithsesi, pritet që komisioni i ligjeve, ditët në vazhdim të rishohë kërkesën nga ana juridike.
Elona Gjylmi