Silvio, në Atletico Madrid

Nga Express më 19 maj 2011 në ora 19:46
Mbrojtësi i Bragas, Silvio ka bërë të ditur se do të transferohet në Atletico Madrid pas humbjes në finalen e Europa League nga Porto me rezultat 1-0, të mërkurën mbrëma në Dublin. 23 vjeçari tha pas takimit se kjo ishte paraqitja e tij e fundit për Bragan.
“Konfirmoj se do të kaloj në Atletico Madrid. Kjo ishte ndeshja ime e fundit me fanellën e Bragas. Do të filloj një sfidë atraktive në Spanjë, ku shpresoj të jem i lumtur”, tha Silvio për mediet portugeze. Silvio erdhi në Braga vitin e kaluar nga Rio Ave.