Tottenhami sërish pas Beckham

Tottenham duket se kërkon të sjellë yllin e Los Angeles Galaxy, David Beckham, në Premir Ligë.
London Evening Standard shkruan se ndërsa fondet do të jenë të limituara gjatë kësaj vere, Spurs presin një sezon të ngarkuar dhe do të fillojnë diskutimet me Beckham për një lëvizje të tij.
Klubi u përpoq të nënshkruajë me ish-kapitenin e Anglisë si huazim dimrin e kaluar dhe edhe pse ata nuk arritën një marrëveshje, ai u lejua të kalojë gjashtë javë në kampin stërvitor të Spurs.
Me kontratën e tij që skadon në nëntor, Beckham ka filluar të mendojë opsionet dhe Redknapp është i bindur se 36-vjeçari ende mund të ketë një ndikim të madh dhe do të ishte një ndikim pozitiv në lojtarët e rinj të klubit.