Zjarrvenie ne siperfaqet pyjore te Pukes
PUK - Zjarrvenia e qellimshme eshte shfaqur ne siperfaqet pyjore te Pukes. Gjate pasdites se te dieles 2 vatra zjarrit jane shfaqur nje ne afersi te rezervave te shtetit prane qytetit te Pukes dhe tjetra ne disa dynym pyje te reja pishe ne komunen e Qerretit. Nderhyrja e zjarrfikeseve dhe inspektoriatit te pyjeve ka bere te mundur izolimin e vatrave te zjarrit dhe me pas shuarjen e tyre. Sipas tyre zjarret kane qene te qellimshme dhe ne njeren nga vatrat dyshohet se ajo eshte vene per te mbuluar prerjen e drureve ne menyre te paligjshme.