E Shtunë, 31 Tetor 2026

Simbolika e datës 12 dhjetor në historikun e PD

Më 12 dhjetor 1990 u krijua Partia Demokratike si e para parti opozitare me diktaturën më të egër në Europë. PD-ja lindi vetëm katër ditë pas shpërthimit të protestave në Qytetin Studenti.

12 dhjetorit i parapriu lëvizja studentore, prijës i së cilës ishte Azem Hajdari. Lëvizja studentore u kthye në një revoltë popullore kundër regjimit më të egër. Menjëherë te studentët shkuan edhe Sali Berisha, Pjetër Arbnori, Gramoz Pashko, Eduard Selami, Aleksandër Meksi, Arben Imami, Preç Zogaj, e shumë intelektualë të tjerë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›