Optimistë, aleancë deri në vitin 2021
I pyetur nga mediat pas nënshkrimit të paktit bashkëqeverisës PD-LSI, Ilir Meta, deklaroi se ishte optimist për këtë aleancë. Sipas tij, bashkëpunimi do të jetë afatgjatë dhe mund të shkojë edhe përtej 2013-ës. Në një komunikim me median, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi pak ditë më pas se "zoti Meta, bëri fjalë për 2013, unë mund t‘ju garantoj ju edhe për 2021. Ky është një koalicion i cili ka të gjithë maturinë, ekspertizën dhe vullnetin e hekurt për t‘i dhënë vendit qeverisjen më të mirë dhe më eficente për të shtyrë përpara projektin e madh, ëndrrën e integrimit europian të shqiptarëve".