E Shtunë, 31 Tetor 2026

Simbolika e permbysur e Lezhes

E premte 02 Mars 2012 1639 BESELIDHJA LEZHESimbolika e beselidhjes se Lezhes eshte perkujtuar duke sjelle nje atmosfere te kundert. Vec mungeses se kreut te shtetit nuk u vu re as prania e opozitareve nderkohe qe kryeministri i Kosoves Thaci ndryshe nga cishte paralajmeruar nuk ishte vete i pranishem por u perfaqesua nga zevendesi i tij. Para pershendetjes ku vleresoi figuren e Skenderbeut dhe rendin e bashkimit te shqiptareve Kryeministri Berisha ngriti flamurin prane obeliskut ku ndodhet monumenti i Beselidhjes se bashku me kryetarin e Bashkise se Lezhes. Ceremonia eshte shoqeruar me incidente. Ne pallatin e kultures jane fikur dritat per minuta te tera duke vonuar nisjen e koncertit e duke lene ne erresire edhe pjesemarresit. E ndera kryeministri dhe te ftuarit e tjere ndodheshin ne pallatin e kultures sheshit beselidhja i jane drejtuar qindra anetare te Aleances Kuq e Zi. Ata kane ecur per afro 1 km ne kembe pasi policia kishte bllokuar levizjen e makinave ne qytet per shkak te aktiviteteve. Kreu i kesaj levizje Kreshnik Spahiu sulmoi kryeministrin qe sipas tij ne vend te bashkimit zgjodhi te bente beseprerin kete dite. Kjo klase - tha Spahiu - ka harruar flamurin e duke u interesuar vetem per karriget po tenton te shese edhe monumentet e shtetit.

Komento

Facebook

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›