Topit i hiqet fjala ne Lezhe
E premte 02 Mars 2012 1421
BAMIR TOPISkandal mes institucioneve shqiptare. Ne diten kur ne Lezhe perkujtohej plot 568 vjetori i Beselidhjes se principatave shqiptare ne drejtimin e Skenderbeut kryeministria eshte perfshire ne nje konflikt me presidencen. Presidenti Topi ishte pergatitur te nisej drejt qytetit te ngjarjes historike ku ishte parashikuar te mbante edhe nje fjalim. Por situata eshte permbysur pasi protokolli i shtetit ka telefonuar shefin e kabinetit te kreut te shtetit Bamir Topi per ti njoftuar se zoti Topi nuk duhet te fliste atje. Ne kete moment presidenti dhe keshilltaret e tij kane qendruar ne Tirane nga ku Bamir Topi ka shperndare mesazhin e pergatitur per kete dite por sic ka mesuar Vizion Plus ka vene ne dijeni edhe ambasadoret evropiane e selite nderkombetare mbi skandalin. Selia presidenciale e ka sqaruar keshtu pak ore me vone kronologjine e kesaj perplasjeje Pas fteses nga Bashkia e Lezhes me date 1 mars 2012 Presidenti i ka konfirmuar pjesemarrjen e tij dhe fjalen pershendetese Drejtorise se Protokollit te Shtetit e cila gjithashtu eshte shprehur dakord. Ne prag te ceremonise Kabineti i Presidentit te Republikes ka marre nje njoftim te dyte nga Protokolli i Shtetit sipas te cilit Presidentit i mohohet e drejta e fjales dhe e pershendetjes ne kete ceremoni. Duke e konsideruar kete akt perjashtues si sjellje te padenje zyrtare si shkelje flagrante e normave te Protokollit te Shtetit si mungese respekti per institucionet e shtetit per qytetaret dhe per ngjarjen Presidenti nuk mund te behej pjese formale e prezences ne kete ceremoni. Madje ky sqarim i presidences u mbeshtet edhe me venien ne dispozicion te programit te protokolluar te aktivitetit. Pas kesaj deklarate kreu i Bashkise se Lezhes Viktor Tusha ne reagimin e tij ka pretenduar se askush nuk i ka hequr fjalen zotit Topi i cili duhet te ishte ne ngjarjen historike por vete zoti Topi nuk e kishte konfirmuar pjesemarrjen. Nje situate e tille vjen kur evropianet po i perserisin cdo dite lidereve shqiptare nevojen per konsensus e bashkepunim ne kuader te integrimit ne BE kur Shqiperia ka hyre ne vitin jubilar te 100 vjetorit te pavaresise dhe kur dita e sotme simbolizon bashkimin per here te pare te shqiptareve ne nje beselidhje. Por sfondi i ketij konflikti qe luhet ne kurriz te institucioneve duket ambicia e Bamir Topit per krijimin e nje partie te djathte ne fund te mandatit te tij kete vere. Presidenti Topi nderkohe e ka dhene nga Tirana mesazhin ne perkujtim te Beselidhjes se Lezhes. Ne sallen Skenderbej dhe me bustin e heroit kombetar ne sfond zoti Topi e ka quajtur kete Beselidhje nje ngjarje historike ne nisje te vitit qe shenon 100-vjetorin e shtetit modern shqiptar. Shqiperia dhe kombi shqiptar ka nevoje per nje beselidhje rreth vlerave dhe normave demokratike nje sjellje e mentalitet politik qe shikon larg nga selite politike apo interesat e momentit nje bashkim te energjive dhe vullneteve politike e qytetare me te mira shprehet Topi.
Komento
Facebook